Stefano Pioli ka vendosur për 11 lojtarët titullarë që do të zbresin në fushë sot në takimin kundër SPAL, që luhet në orën 21:00. Kuqezinjtë do të synojnë të rikthehen te fitorja pas asaj humbje kundër Romës dhe këto janë 11 lojtarët që do të startojnë nga minuta e parë.
Në portë, si gjithmonë është talenti Donnarumma. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, do të aktivizohet Duarte. Në qendër, Musachio dhe Romagnoli, ndërsa në të majtë spanjolli Theo Hernandez.
Në mesfushë, do të luajnë Kessie, Bennaçer dhe Paqueta. Treshja e sulmit ka surpriza. Suso është lënë në stol nga Pioli, duke i besuar spanjollit tjetër Castillejo. Në qendër, Piatek, ndërsa Calhanoglu do të veprojë nga krahu i majtë./abcnews.al