Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa tha se brenda partisë nuk do të ketë zgjedhje. Sipas tij, LDK ka një demokraci të theksuar dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit ishte më i mirë se i atij para 4 viteve.
“Partitë opozitare mund të bisedojnë në kohën kur Vetëvendosje nuk ka mandatet kushtetuese. Nuk ka deri më tani negociatë sa i përket themelimit të qeverisë së ardhshme.
LDK mbajti zgjedhje në mars të 2021, në rënien më të madhe të LDK. Nga ky rezultatt pas 4 vitesh kemi një rritje me 70 000 vota krahasuar me 4 vite. Sipas statutit i bie që nuk ka asnjë arsye që LDK të nis formimin e një lidershipi të ri.
Zgjedhjet e fundit në LDK janë mbajtur në nëntor të 2023. Në LDK ekziston një demokraci e theksuar, secili nga ne mburret me këtë dhe është një vlerë historike dhe mundohemi ta kultivojmë në të ardhme. Nuk ka asnjë përçarje brenda LDK, ka thjesht një demokraci të theksuar ku një prej anëtarëve ka dashur që qëndrimin e tij ta bëj dhe publikisht. “
/ abcnews.al