Deputeti socialist Petro Koçi, i ftuar në emision “Bardh a Zi”, ka komentuar procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
I ngacmuar me pyetje nga moderatorja Ornela Gaçe, se përse mazhoranca po luan lojë, në një kohë që e ka në dorë zgjedhjen e Presidentit, Koçi, tha se ky është një proces që vendoset nga Kushtetuta.
Pjesë nga biseda:
Gaçe: Ju jeni mazhorancë, pse talleni me zgjedhjen e presidentit, kur ju e keni vetë në dorë?
Koçi: Presidenti nuk është tallje.
Gaçe: Ju keni dhe gurin dhe arrën në dorë.
Koçi: Guri cili është sipas jush?
Gaçe: Keni në dorë pushtetin.
Koçi: I vetmi pushtet që vendos për presidentin është Kushtetuta.
Gaçe: Kaq të denjë kemi qenë për Kushtetutën ne?
Koçi: Jo ne kishim presidentin në fuqi që ishte model i shkeljes.
Gaçe: Por ju i keni votat, pse i kërkoni popullit?
Koçi: Tani zgjedhja e presidentit vendoset nga Kushtetuta.
/Abcnews.al/