Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Van Horn në KLP: Integriteti i procesit, thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA

schedule15:36 - 25 Shtator, 2025

schedule 15:36 - 25 Shtator, 2025

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.

Takimi u njoftua përmes një postimi nga ambasada Amerikane në rrjetet sociale, ku Van Horn, vë theksin në integritetit të procesit në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që  do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.” thuhet në statusin e ambasadës amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!