Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për mediat ku ka theksuar se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.
Sipas Gjanës është e rëndësishme që të theksohet se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk është lënë që të votojë asnjë person që nuk ka pasur kartë identiteti me vete.
“Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh
Ato që kanë votuar janë në lista të veçanta, kanë votuar persona që kanë pasur kartat e identitetit. Ka pas edhe dëshira dhe simpatizantë që nuk kanë pasur kartë identiteti por që nuk janë lejuar që të votojnë. Është një numër i lartë votuesish dhe nuk ka asnjë informacion që anëtarët që kanë zgjedhur të votojnë dhe të mbështesin palën tjetër nuk kanë ardhur dhe nuk janë paraqitur sot në votimin për gjetjen e kryetarit të ri”, ka thënë Gjana.