Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përshendetur votimin në Kuvend të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Zingraf është shprehur se për të ringritur Gjykatën Kushtetuese duhet të marrin përgjegjësitë të të gjithë aktorët.
“Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor”, ka deklaruar ambasadori.
Kuvendi votoi sot dy kandidatura si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, atë të Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit./abcnews.al