Zgjatje afati për investimet strategjike/ PS dorëzon draftin, të shtyhen deri në vitin 2027

schedule14:57 - 25 Janar, 2024

schedule 14:57 - 25 Janar, 2024

Afati për investimet strategjike do të shtyhet deri në 31 dhjetor të vitit 2027. Drafti me ndryshimet është dorëzuar në Kuvend.

Propozimi është bërë nga kreu i komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi i cili ndër të tjera kërkon edhe ndryshim në vlerën e projekteve që do të kualifikohen si projekte investimi  strategjike.

Aktuaslisht vlera minimale e një projekti të propozuar për të marrë status potencial strategjik është 30 milionë euro dhe për procedurë të veçantë 50 milionë euro.

Në draftin e ri propozohet rritje e kësaj vlere  dhe për një projekt të propozuar për t’u kualifikuar si investim potencial strategjik të jetë mbi 50 milionë euro si dhe të sigurojë hapjen  e të paktën 300 vendeve të  punes.

Njëkohësisht, në ligjin e rishikuar  kërkohet që nëse  subjekti synon procedurën e vençantë në çdo sektor, vlera e investimit te jete e barabarte ose me e madhe se 100 milione euro ose investimi te krijoje minimalisht 500 vende te reja pune.

Ndër të tjera kërkohet të detajohet procedura e paraqitjes se dosjes se projektit dhe vleresimit te saj duke permiresuar afatet e shqyrtimit.

Që prej vitit 2015 kur  është miratuar ky ligj e deri  më tani  janë miratuar 40 projekte investimi strategjik dhe 34 janë ende  në  fazë vlerësimi

Pjesa me e madhe e këtyre projekteve janë në sektorin e turizmit ose turizem i integruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!