Zgjatja e mandatit të vettingut, Bardhi: Nuk është prioritet, s’ka ngërç

schedule12:00 - 20 Tetor, 2021

schedule 12:00 - 20 Tetor, 2021

Për Partinë Demokratike zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është prioritet, ndërkohë që mazhoranca ka kërkuar konsensus.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se zgjatja e mandatit t nuk është prioritet, pasi nuk ka asnjë ngërç, duke qenë se zgjidha është parashikuar në ndryshimet kushtetuese që janë bërë më herët. Bardhi theksoi se duhet të fokusohen te prioritetet reale.

“ Për fat të keq edhe pasi kemi hyrë në virin e gjashtë ka zero rezultate në raport me të dyja objektivat madhore që kishte reforma në drejtësi,. Në se vazhdojmë me të njëjtën njësi matëse edhe kur të jemi në vitin e 16 do të quajmë sukses që po plotësojmë gjykatat e  apelit. Kjo ka sjell të kundërtën e asaj që prisnin qytetarët.

Nuk bie dakord që të anashkalohen prioritetet e procesit të integrimit në raport me reformën në drejtësi. Siç është fjala vjen zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim. Kushtetuta ka dëshmon zgjidhje, ishin ata që në 2018 shkurtuan gjysmë për gjysmë stafin mbështetës të organeve të vettingu-t. Asokohe opozita ngriti zërin që stafet të ishin të pajisur me burime njerëzore të mjaftueshme. Kërkesa nuk u mor në konsideratë, numri i këshilltarëve u përgjysmua.

Nuk ka një aleat më të mirë për një qeverisje të korruptuar sesa një sistem drejtësie i destabilizuar. Kemi kaluar në nivelin që korrupsioni dhe krimi ka kaluar te kapja e shtetit. Duhet të përqëndrohemi te prioritetet reale,” u shpreh Bardhi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!