Diego Armando Maradona e ka mbyllur me skuadrën argjentinase, Gimnasia. Legjenda e futbollit u zyrtarizua si trajner i kësaj skuadre tre muaj më parë, por nuk ia doli që të bashkojë futbollistët dhe të nxjerrë nga kriza skuadrën.
Presidenti i Gimnasia, Gabriel Pellegrino, shpjegoi: “Maradona nuk është më trajner i skuadrës. Ai tha që erdhi këtu për të bashkuar skuadrën, e jo për ta ndarë atë.
Ish-trajneri dhe kapiteni i Argjentinës u zyrtarizua në krye të Gimnasias në fillim të muajit shtator, kur kjo skuadër ishte në vend të fundit (24) në elitën e futbollit argjentinas./abcnews.al

