“Zezak m**i”, Juan Cala reagon: Po gjykohem pa prova, s’ka racizëm në LaLiga

schedule16:39 - 6 Prill, 2021

schedule 16:39 - 6 Prill, 2021

E gjitha bota e futbollit u shokua ditën e diel gjatë ndeshjes mes Cadizit e Valencias, ku ndodhi një episod i hapur racizmi. Juan Cala shkëmbeu disa fjalë me qendërmbrojtësin e Valencias, Mouctar Diakhaby, i cili u prek menjëherë dhe më pas të gjithë lojtarët lanë fushën e lojës.

Sigurisht që nuk mund të mungonin reagimet e protagonistëve, por tashmë mbetet për t’u parë nëse do të kemi sanksione nga Federata Spanjolle e Futbollit. “Unë dua të flas për atë që ndodhi të dielën kundër Cadizit. Pas dy ditësh jam më i qetë dhe dua të flas për të. Gjatë lojës një lojtar më fyen dhe kjo është e patolerueshme.

Të gjithë i keni parë reagimet e mia. Kjo nuk mund të ndodhë në jetën normale dhe as në futboll. Pas asaj që ndodhi unë dhe shokët e mi të skuadrës vendosëm të shkonim në dhomën e zhveshjes, një vendim i mirë dhe më pas një nga lojtarët e Cadiz na kërkoi të ktheheshim në fushë nëse Cala do të kërkonte falje.

Unë dhe shokët e mi të skuadrës i thamë ‘jo’, pasi nuk ishte e drejtë. Sot jam më mirë, por në ato momente u lëndova. Shpresoj që La Liga të japë sanksione për t’u siguruar që gjithçka është sqaruar. Dua të falenderoj Valencian, trajnerin dhe tifozët për mbështetjen dhe solidaritetin që më kanë dhënë”, deklaron qendërmbrojtësi.

REAGIMI I CALA – “Nuk kishte tifozë, por kishte shumë kamera, mikrofona dhe lojtarë rreth meje, por askush nuk dëgjoi asgjë. Delegati i Valencias më pyeti dhe në atë moment isha në shok. Ata më fajësuan për atë që nuk jam. Kam qenë profesionist për 12 vite, por tani jam akuzuar për diçka që nuk jam.

Nuk e kam problem të flas me Diakhaby. Nuk ka racizëm në futbollin spanjoll, pasi ka shumë lojtarë me ngjyrë në ekipet e La Liga. Ditën e djeshme unë insistova të flas dhe e bëra kur Cadiz e kuptoi se ishte e përshtatshme. Unë do të apeloj kundër njerëzve që kanë dyshuar në nderin tim. Ndihem shumë keq, pasi jam gjykuar pa prova. Askush nuk e meriton atë që më ndodhi mua”, deklaron Cala.

KUNDËRPËRGJIGJA E VALENCIAS – “Valencia CF është prekur shumë nga deklararat e lojtari të Cadiz, Juan Cala, i cili 48 orë më vonë mohon të ketë shqiptuar fyerje raciste ndaj lojtarit tonë, Mouctar Diakhaby. Ai ka humbur një mundësi për të pranuar gabimin dhe për t’i kërkuar falje personit.

Në vend të kësaj ai sulmoi vetë lojtarin dhe anëtarët e tjerë të Valencias. Ne nuk do të ndalojmë së luftuari për përmirësimin e rregullores dhe luftës kundër racizimit në futboll e shoqëri”, shkruhet në deklaratën e klubit spanjoll, publikuar në kanalaet zyrtare të komunikimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!