Barcelona konfirmoi mungesën e sulmuesit të saj, Luis Suarez, të paktën deri në muajin maj për shkak të një dëmtimi në gju. Katalanasit janë hedhur menjëherë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Në media flitet se Barça është shumë pranë firmës me Carlos Vela, i cili do ta zëvendësonte uruguaianin për pjesën e mbetur të sezonit. Meksikani aktualisht është pjesë e LA Galaxy në MLS dhe mund të vijë në Spanjë në formë huazimi.
Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, i ka kërkuar drejtuesve një emër për sulmin. Argjentinasi kërkon që blaugranat të afrojnë në skuadër patriotin e tij, Sergio Aguero. Një operacion shumë i vështirë për Barcelonën, pasi 31-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester Cityt. Megjithatë mediat në Spanjë raportojnë se katalanasit mund ta provojnë diçka të tillë në merkaton e verës. /abcnews.al