Luis Suarez i dha fund aventurës 6-vjeçare me Barcelonën, kohë gjatë së cilës shënoi shumë gola, fitoi një Champions League, katër tituj kampionë dhe po kaq Kupa Mbreti. “El Pistolero” zgjodhi të vazhdonte karrierën tek Atletico Madrid, klub me të cilin ka firmosur për 2 vitet e ardhshme.
Barcelona nuk ka shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e uruguaianit dhe i është rikthyer një dëshire të vjetër. RAC1 raporton se drejtuesit e klubit katalanas po tentojnë Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit pëlqehet prej kohësh në kampin iberik.
Zikaltrit nuk kanë ndërmend ta shesin, teksa 23-vjeçari argjentinas, edhe pse ndihet mirë tek Interi, nuk do e refuzonte kalimin në “Camp Nou” dhe aktivizimin në një ekip me Leo Messin. Lautaro kushton dhe Barça po përgatit një ofertë serioze për të dhe klubin italian. /abcnews.al