Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian nis axhendën e takimeve në Tiranë, pritet nga Rama

schedule10:10 - 8 Prill, 2025

schedule 10:10 - 8 Prill, 2025

Këtë të martë, Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas viziton

Tiranën.

Në një vizitë të paralajmëruar më parë, Kaja Kallas nisi axhendën e takimeve me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Më pas Kallas u prit në një takim në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama. Të pranishëm në takim ishin gjithashtu, Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku,  ministri i jashtëm Igli Hasani.

Pas takimit mes tyre, në orën 10:10, në sallën COD, në Kryeministri, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

Pas firmosjes së marrëveshjes, në orën 10.25, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.

Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.

Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.

Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!