Zëvendësohet Bashkim Fino në Kuvend, kandidati i Tom Doshit humbet mandatin

schedule13:18 - 25 Maj, 2021

schedule 13:18 - 25 Maj, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të mos i japë mandatin kandidatit të PSD në Shkodër, Gledis Çeliku pas dorëheqjes të Tom Doshit. Çeliku i cili pasonte Doshin në listë, nuk ka mundur të marrë mandatin, pasi nuk ka dorëzuar në kohë formularin e dekriminalizimit, duke e djegur kështu automatikisht mandatin.

“Projektvendim “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ” thuhet në vendimin e KQZ.

Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit kandidatit tjetër në listë, ndërsa kundër vendimit, kandidati ka tre ditë kohë për ankimim në KAS.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi edhe për kalimin e mandatit të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta tek Gentiana Cakrani. Theksojmë, se vendimet e KQZ kanë të bëjnë me vakancat e parlamentit aktual, deri në shtator. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!