Zëvendës kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka befasuar mbrëmjen e djeshme me deklaratën e bërë për shefin e kabinetit qeveritar Avdullah Hoti në një emision në RTK. Selmanaj tha se Hotit nuk i pëlqen të porosisë apo të drekojë jashtë në orarin e punës por e merr bukën me vete dhe e ha në zyrë.
“Ne e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe ha në zyre. Nuk ha nëpër restorante, madje nganjëherë në zyre me lut edhe mua”, tha Selmanaj.
Ai u shpreh madje se kishte shkuar në emision me makinën e tij, duke shtuar se shoferët dhe sigurimi kanë nevojë për pushim pasi edhe ata kanë familje.
“Erdha vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika ashtu”, tha Selmanaj./mv. abcnews.al