Zero tolerancë në Skoci, pezullohen dy “rebelët” e Rangers

schedule19:57 - 19 Nëntor, 2020

schedule 19:57 - 19 Nëntor, 2020

Në futbollin britanik nuk tolerojnë asnjë gabim, sidomos në këtë periudhë pandemia. Dy lojtarët të Rangers, skuadrës së famshme skoceze, e kanë pësuar për thyerjen e rregullave anti-Covid.

Jordan Jones dhe George Edmundson morën pjesë në një festë private me njerëz që nuk ishin pjesë e familjes së tyre, të organizuar më 1 nëntor.

 

Dy lojtarët e pezulluar

Drejtuesit e klubit që ka fituar 54 herë titullin kampion në Skoci, vendosën t’i pezullonin dy lojtarët, teksa ka ardhur dhe vendimi i Federatës Skoceze të Futbollit.

Sulmuesi i majtë dhe qendërmbrojtësi i ekipit të Steven Gerrard, janë pezulluar me nga 7 ndeshje. Rikthimi i tyre në fushë do të ndodhë në 30 dhjetori, datë kur Rangers luan jashtë fushe me St Mirren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!