Zero tolerancë ndaj racizmit, United dënon përjetë tifozin

schedule18:36 - 22 Tetor, 2019

schedule 18:36 - 22 Tetor, 2019

Racizmi nuk mungoi as në derbin e Anglisë midis Manchester United dhe Liverpoolit, edhe pse ishte një rast i izoluar. Një tifoz vendas nuk përtoi të kapej me Trent Alexandër-Arnold në fundin e pjesës së parë.

“Je një zezak i dreqit”, i është drejtuar 21-vjeçarit të ekipit të Jurgen Klopp. Kamerat e kanë identifikuar tifozin dhe “Djajtë e Kuq” kanë marrë masa.

Alexander Arnold

Tifozi është përjashtuar përjetë nga stadiumi “Old Trafford” dhe nuk do të ketë më mundësi të ndjekë ekipin e zemrës në duelet shtëpiake. Ai ka mundësi për të apeluar vendimin dhe është e sigurt që do ta bëjë diçka të tillë, me shpresën që dënimi të zvogëlohet disi. /abcnews.a