Zero tolerancë, minutat fatale për dyshen e Bayern Munchen

schedule23:22 - 18 Tetor, 2019

schedule 23:22 - 18 Tetor, 2019

Gjermanët nuk njihen kot si një popull strikt dhe i disiplinuar. Shembulli i fundit vjen nga Bayern Munchen. Klubi bavarez ka një rregullore të mirëpërcaktuar dhe të gjithë duhet ta zbatojnë me përpikmëri, sidomos orarin e stërvitjeve.

I riu Alphonso Davies e pësoi i pari gjatë këtij sezoni. 18-vjeçari i talentuar u vonua në stërvitje 15 minuta dhe një gafë e tillë i kushtoi 20 mijë euro gjobë. Diçka e tillë është përsëritur sërish në ekipin gjerman.

Bild raporton se Ivan Perisic dhe Javi Martinez janë vonuar në stërvitje, duke mos u paraqitur në orarin e duhur. Niko Kovac kishte vendosur të niste stërvitjen e sotme në orën 13:30. Kroati është paraqitur pas 6 minutash dhe spanjolli pas 7 minutash.

Kaq ka mjaftuar që të dy të marrin një gjobë të majme. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një klub si Bayern Munchen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!