Romelu Lukaku është kthyer në liderin dhe golashënuesin kryesor të Interit. 74 milion euro paguan zikaltrit te Manchester United verën e vitit të kaluar dhe belgu po ia shpërblen klubit italian me paraqitje fantastike dhe gola pafund.
34 gola dhe 6 asiste sezonin e kaluar, 12 gola dhe 2 asiste këtë sezon. Shifra e 27-vjeçarit janë fantastike dhe Antonio Conte nuk mund të bëjë pa shërbimet e “gjigantit” Lukaku në repartin ofensiv.
“Jam një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë. Nëse Messi, CR7 dhe Lewandowski i kanë tejkaluar limitet e tyre, pse të mos e bëj edhe unë?“, shprehet ylli belg në një prononcim për France Football.
Fokusi i Interit është te ndeshja e së mërkurës kundër Shakhtar Donetsk. Ekipi i Contes pret ukrainasit në “San Siro” dhe për t’u kualifikuar në 16 më të mirë e Champions League, duhet fituar ky takim dhe sfida Real Madrid-M’Gladbach të mos mbyllet në barazim. /abcnews.al