Zero modesti, Ibrahimovic: Nuk kam më asgjë për të provuar, askush si unë!

schedule12:56 - 29 Mars, 2021

schedule 12:56 - 29 Mars, 2021

Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Kosovës. “Dardanët” u mposhtën në shtëpi 0-3, duke u dorëzuar para suedezëve të cilët tashmë kanë gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para. Ylli i Milanit u shpreh se nuk ka më asgjë për të provuar dhe janë të rrallë njerëzit që mund të bëjnë këtë që po bën ai në këtë moshë.

“Tashmë jam në një pozicion krejt tjetër. Nuk kam më asgjë për të provuar, nuk ka më asgjë tjetër në karrierën time përveçse të bëj qejf. Dua të them jam 39 vjeç dhe luaj për Milanin dhe ekipin kombëtar. Jo shumë persona mund ta bëjnë këtë gjë në moshën time”, deklaron suedezi.

 

Kujtojmë që kjo ishte ndeshje e dytë sulmuesin veteran pas rikthimit në kombëtare dhe po kalon një super sezon me Milanin, edhe pse disa herë ka qëndruar jashtë fushave për shkak dëmtimi apo Covidi. Gjithsesi, gjasat që ai të qëndrojë dhe për një sezon në Milano janë të mëdha, edhe pse në tetor Zlatan do të jetë plot 40 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!