TIRANË– Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News solli perceptimin e shoqërisë mbi politikën dhe shqetësimet e tyre të përditshme.
Në këtë sondazh, 1205 personat e anketuar janë pyetur dhe për sjelljen e opozitës brenda institucioneve.
Pyetjes se “a mendoni se opozita duhet të vazhdojë edhe këtë sesion parlamentar strategjinë e saj të pengimit dhe punës normale të Kuvendit, në përgjigje, qytetarët duket se janë masivisht kundër sjelljeve destruktive të opozitës.
Perceptimi i tyre flet hapur se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë jetën parlamentare.
-Anoj nga jo, 73.6%
-Anoj nga Po, 21,3%
-Jam i dyzuar, 5.1

Metodologjia
Janë 1205 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%./abcnews.al

