ABC News nis emisionin e përjavshëm të sondazheve me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.
Bashkia e Tiranës, ishte në fokus të sondazhit të kësaj të hëne në emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve”.
Janë 1205 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.
Bashkia e Tiranës është kthyer në kryefjalë të zhvillimeve politike në vend, ndërsa nesër këshilli Bashkiak mblidhet për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.
Në Asamblenë e PS, kryesocialisti Rama ia besoi Ogerta Manastirliut, garën për zgjedhjet e pjesshme vendore të kryeqytetit, por cfarë mendojë qytetarët lidhur me këtë kandidim?
Pyetjes se A mendoni se Ogerta Manastriliu është e aftë për të drejtuar Bashkinë Tiranë? I janë përgjigjur me opsionin anoj nga PO, 50.1 % e të anketuarëve. 35.3 përqindojnë e tyre anojnë nga JO, ndërsa të dyzuarit janë 14.6 %.

