Zëri i Amerikës publikon përgjimet e reja të dosjes 399

schedule12:02 - 31 Janar, 2019

schedule 12:02 - 31 Janar, 2019

Zëri i Amerikës ka publikuar përgjime të tjera nga dy hetimet paralele tek Krimet e Rënda të dosjeve 339 dhe 339/1, ku dalin në dritë përfshira e krimit të organizuar në shit-blerjen e votave në Shqipëri.

Zëri i Amerikës ka publikuar të tjera përgjime të dosjes penale nr. 339 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, ku ekspozohet ndikimi i krimit të organizuar në blerjen e votave në vend.

Të dhënat e siguruara nga investigimi i bërë i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, hedhin dritë mbi episode ku njerëz të botës së krimit dyshohet se përfshihen në zgjedhet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, Kavajë dhe Lezhë. Referuar hetimit të dosjes paralele nr. 339/1 një prej rasteve është angazhimi i dyshuar i anëtarëve të grupit “Avdyli” të Shijakut për blerje votash në ndihmë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017. Sipas transkipteve, përfshirja e Avdylajve lidhej me marrëdhënien e tyre me Dakon.

Ndërkohë, në një përgjim të mëhershëm, Altin Avdyli përmend emrin e kryebashkiakut të Durrësit teksa flet për blerje votash.

Sipas Zërit të Amerikës, Dako nuk i ka mohuar telefonatat e tij me vëllezërit Avdyli, duke i paraqitur marrëdhëniet me ta të barabarta me ato të qytetarëve të tjerë mbështetës të tij.

Përgjim e publikuar nga Zëri i Amerikës ngrenë dyshime edhe për përfshirjen e Avdylajve në zgjedhet në Kavajë apo Lezhë. E tillë ka qenë telefonata e 27 qershorit 2017, dy ditë pas zgjedhjeve, ku flitet për shit-blerjen dhe fotografimin e votës në një zonë të Kavajës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!