Sulmuesi i Leipzig, Timo Werner, po bën ndoshta sezonin e tij më të mirë në karrierë, pasi po shënon ndeshje pas ndeshje, si në Bundesliga, ashtu dhe në Champions League.
Bomberi gjerman po lidhet shumë me një kalim në Premier League, por me deklaratën e tij sot, ka hedhur poshtë gjithçka, duke thënë se kampionati anglez e tërheq, por për momentin, nuk sheh asnjë skuadër tjetër veç Leipzig.
“Premier League është padiskutim kampionati më i mirë në botë. Duhet ta pranojmë. Ka diçka të veçantë ky kampionat dhe një ditë, do të kisha dëshira që të luaja atje. Megjithatë, për momentin nuk kam dëshirë të largohem nga Leipzig, për asnjë skuadër në botë“, u shpreh Werner./abcnews.al