“Zërat e tyre u shuan pas lëkundjes së fundit”, fqinji i familjes Lala rrëqeth 1 vit pas tërmetit

schedule11:20 - 26 Nëntor, 2020

schedule 11:20 - 26 Nëntor, 2020

“Zërat e tyre dëgjoheshin, por pa lëkundjes së fundit u shuan”. Kështu e nis rrëfim rrëqethës fqinji i familjes Lala, nga ku një vit më parë shembja e banesës i mori jetën tetë anëtarëve të një familje. Në një rrëfim për gazetarin Leonidha Musaj për ABC ai thotë se shkak u bë edhe vonesa e zjarrfikëses për shkak se ishin përqendruar në zonat me më shumë dëmtime siç ishte Thumana.

“Ajo natë ka qenë shumë e errët për të gjithë ne këtu. Patëm mundësi të nxirrnim një djalë duke gërmuar me kazma dhe lopata. Ata erdhën me vonesë në fakt pas katër orësh. Jo se ishte e pamundur por kishte shumë gërmadha dhe nuk kishin ku të shkonin më përpara.

Dëgjonim zërin e djalit dhe ai tha se edhe motra është gjallë. U lëkund edhe njëherë dhe u bashkua kati me katin dhe aty nuk dëgjoheshin zëra më. Ishte pas 4 orësh nga tërmeti”, shprehet fqinji.

Familjes Lala, tërmeti tragjik i mori Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç. I vetmi që u nxor i gjallë nga grupet e shpëtimit, nga banesa 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës  ishte 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua në Itali për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!