Sulmuesi Cedric Bakambu, ka pushtuar rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit. Zërat në Spanjë e çonin sulmuesin te Barcelona, si zëvendësues momental të Luis Suarez, që po vuan nga një dëmtim i gjatë.
Megjithatë, këto thashetheme u shuan shpejt dhe Bakambu, nuk e ka pritur aspak mirë. Ëndrra e tij është të transferohet te Barcelona dhe kur mësoi lajmin se nuk ka asgjë konkrete, bëri postimin epik: “Yo, Transfermarkt, të lutem ndryshoje grafikun e transferimeve të mia në “shumë pranë Barcelonës”.
Yo @Transfermarkt change my transfer history with “Almost @FCBarcelona” please ??
No matter what happens we trust the process.
Thank God for everything ??See you an other time @AntoGriezmann ? https://t.co/eeOzZMU7V2
— Cédric Bakambu (@Bakambu17) January 30, 2020
Nuk ka rëndësi çfarë ndodh, besojmë te procesi. Falëminderit Zotit për gjithçka. Antoine Griezmann, shihemi një ditë tjetër vëlla”, shkroi ish-sulmuesi i Villareal. Portali më i madh i transferimeve, Transfermarkt, ia plotësoi dëshirën Bakambut, duke shkruar që sulmuesi ishte shumë pranë Barcelonës. Thjesht epike!/abcnews.al