Edhe pse po flitet shumë për një largim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic nga Milani, bomberi suedez është rikthyer sot në stërvitje. Faqja zyrtare e “Djallit” në Twitter, ka publikuar tre foto të bomberit suedez.
Mbi këtë postim, shkroi: “Gjeni kush është rikthyer”, dhe me një emoji duke shkelur syrin, normalisht një shkelje syri ironike. Ibrahimovic dhe Milan janë në kontratë deri në fund të sezonit dhe rinovimi, nuk ka ardhur ende.
Edhe pse me shumë gjasa suedezi do të largohet nga San Siro, te Milani mbeten optimistë për ta mbajtur gjigantin e sulmit. Por sido që të jetë, ky postim mund të konsiderohet si një “përgjigje” ndaj zërave që e largojnë Ibran nga Milano./abcnews.al
Guess whoZ back in town ?#SempreMilan pic.twitter.com/DEUMquxflp
— AC Milan (@acmilan) May 15, 2020