Stilisti i Zendayas, Law Roach, ka pohuar se aktorja u martua fshehurazi me të fejuarin e saj, Tom Holland, duke deklaruar: “Martesa tashmë ka ndodhur”.
Duket shumë e mundshme që Zendaya dhe Tom, të cilët konfirmuan romancën e tyre në vitin 2021, t’i kenë dhënë fund beqarisë pa e bërë publike lajmin.
Law më parë kishte zbuluar se ish-ylli i Disney Channel do të ishte një nuse secrete për ditën e saj të madhe.
“Procesi i planifikimit nuk ka filluar ende”, tha ai në një intervistë për E! News në korrik, duke folur për përgatitjet e dasmës.
“Zendaya po punon në kaq shumë filma. Aktualisht është duke xhiruar pjesën e ardhshme të Dune, kështu që është e zënë me atë. Ka shumë projekte, kështu që kemi kohë. Kemi shumë kohë”.


