“Zemra ime rrjedh gjak”, Klitschko: Putin duhet ndalur tani

schedule21:22 - 9 Mars, 2022

schedule 21:22 - 9 Mars, 2022

Ish-kampioni i botës në boks, Vladimir Klitschko i cili ëhstë dhe vëllai i kryebashkakut të Kievit, ka reaguar pas sulmeve të tmerrshme ruse mbi një spital fëmijësh mbi Mariupol.

Përmes një postimi në twitter, Klitschko shkruan se “zemra e tij po rrjedh gjak” pas bombardimit të një materniteti në Mariupol të mërkurën.

“Zemra ime po rrjedh gjak. Shikoni këto imazhe atje, rezultati konkret dhe real i operacioneve speciale të Putinit, si të thuash. Kur ai ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe shkatërron shtëpitë dhe shkollat ​​e tyre”, tha Klitschko.

Ish-boksieri tha se “të sulmosh fëmijët do të thotë të sulmosh jetën, vetë qytetërimin” dhe u kërkoi njerëzve “të ndalojnë luftën e Putinit tani”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!