Diego Armando Maradona kishte një zemër të madhe. Legjenda e futbollit botëror u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare 30 tetorin e vitit të kaluar.
Dhuratat dhe surprizat për njerëzit e dashur i kishte fiksim, teksa për ta ka shpenzuar 4.699.629 milion dollarë nga viti 2014 e deri në momentin që ndërroi jetë.
Këto janë shpenzimet e kampionit argjentinas, të regjistruara nga avokati Matias Morla, i cili kujdesej për llogaritë bankare të “El Diez”.
Përfituesit i përkasin rrethit të të ngushtë: vajzat Dalma dhe Gianinna, motrat Veronica Ojeda (dhe djali i saj Dieguito Fernando), Jana, Diego Junior, Claudia Villafane dhe Rocio Oliva. /abcnews.al