Zemra e madhe e Koulibaly, solidarizimi i afrikanit nuk ka fund

schedule19:40 - 12 Prill, 2020

schedule 19:40 - 12 Prill, 2020

Kalidou Koulibaly është një ndër mbrojtësit më të fortë në planet, edhe pse ky sezon ka qenë i gjithi për t’u harruar në çdo aspekt. Lojtari i Napolit ka një zemër të madhe dhe surprizon gjithmonë me veprimet e tij. 28-vjeçari nuk ka qëndruar duarkryq këtë periudhë, duke mos i harruar bashkëqytetarët e tij në Senegalin e varfër.

Gazzetta dello Sport raporton se qendërmbrojtësi afrikan ka dhuruar para dhe produkte mjekësore për vendin e tij. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Keita Balde, shoku i skuadrës në kombëtare. Koulibaly nxori në shitje disa ditë më parë fanellën e ndeshjes ndaj Liverpool, duel që u zhvillua për llogari të Champions League.

Paratë e përfituara do dërgohen në ndihmë të disa kishave dhe famullive. Jo vetëm kaq. Koulibaly lumturoi fort një nënë napolitane disa ditë më parë. Ajo ndodhej në ditët e fundit të shtatzanisë dhe lojtari i skuadrës së qytetit vendosi t’i dhurojë 20 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!