Shumë aktorë të botës së futbollit po solidarizohen me situatën e krijuar nga koronavirusi. Të fundit që kanë kryer një gjest fantastik janë dy lojtarët e Bayern Munchen: Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich.
Nga 1 milion euro për kokë kanë dhuruar lojtarët gjermanë për të luftuar virusin e tmerrshëm. Lajmi është bërë publik nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, aty ku Goretzka ka një mesazh shumë të bukur.
“Ne mund të fitojmë ndaj çdokujt në fushë, por koronavirusin e mposhtim vetëm së bashku“, lexohet në postimin e mesfushorit bavarez. Këto para do të shkojnë për organizatat bamirëse që po merren me ndihmën e personave të prekur nga pandemia. /abcnews.al
Auf dem Platz können wir jeden schlagen. Aber Corona schlagen wir nur gemeinsam!
Deswegen gründen Joshua Kimmich und ich die Initative “WE KICK CORONA” und spenden privat 1 Mio. Euro für soziale und karitative Einrichtungen.
Macht mit auf https://t.co/qYai1pYawh pic.twitter.com/ZVdnAgamCS
— Leon Goretzka (@leongoretzka_) March 20, 2020