Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim.
Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për doktoreshën ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.
Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës që nuk ka mundësi të jenë sëbashku në ditën e lindjes së saj.
Postimi i plotë:
“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.
Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.
E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.
Zemer,, e di qe u trishtove, qe nuk erdha, edhe per 1 ore ne festen per ditelindjen tende qe eshte me e bukura per…
Posted by Najada Çomo on Sunday, September 20, 2020
/abcnews.al