Zelesnky: Ukraina pret “konkluzion historik” për anëtarësim në BE

schedule09:40 - 8 Nëntor, 2023

schedule 09:40 - 8 Nëntor, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi është tashmë duke i planifikuar hapat që do t’i ndërmarrë pasi Komisioni Evropian (KE) ta publikojë më 8 nëntor një raport për përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

“Nesër është një ditë e rëndësishme”, tha Zelensky mbrëmjen e 7 nëntorit, shkruan REL.

“Ne presim një konkluzion historik nga Bashkimi Evropian – një raport rreth zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian nga ana e Ukrainës”, shtoi ai.

Zelensky tha se Ukraina e ka bërë një rrugë të gjatë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të forta me BE-në dhe se është plotësisht e vetëdijshme se vendimi për anëtarësimin e saj është politik, i cili varet edhe nga kandidati dhe puna e tij për t’u përshtatur me standardet dhe normat e BE-së.

“Ukraina do t’i bashkohet BE-së. Dhe, ne do ta arrijmë këtë falë ndryshimit të brendshëm të shtetit tonë, i cili është plotësisht në përputhje me interesat e popullit tonë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!