Zelensky vizitë të papritur në Lituani

schedule10:24 - 11 Prill, 2024

schedule 10:24 - 11 Prill, 2024

Volodymyr Zelenskyy ndodhet sot në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius në një vizitë të papritur. Udhëheqësit nga një duzinë shtetesh në Europën Qendrore pritet të marrin pjesë sot në Samitin e “Tre Deteve” në qytet.

“Janë planifikuar takime të rëndësishme dhe do të nënshkruhet një marrëveshje e re dypalëshe e sigurisë”, shkroi Zelenskyy në X.

“Detyra kryesore tani për tani është të bëjmë çdo përpjekje për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, për të përmbushur nevojat urgjente të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës dhe për të konsoliduar mbështetjen ndërkombëtare në mënyrë që të mund të ndalojmë forcat ruse.”

/abcnews.al