Zelensky: Vetëm Rusia është e aftë të përdorë armë bërthamore në Europë

schedule08:41 - 24 Tetor, 2022

schedule 08:41 - 24 Tetor, 2022

“Vetëm Rusia është e aftë të përdorë armë bërthamore në Europë.”

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , duke hedhur poshtë pretendimin e ministrit rus të Mbrojtjes, i cili tha në raundin e bisedave telefonike në  (Uashington, Paris, Londër, Ankara)  se Ukraina mund të lëshojë një bombë.

“Nëse dikush mund të përdorë armë bërthamore në këtë pjesë të Europës, dihet shumë qartë se kush është,” tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se “telefonata e Sergei Shoigu” i sqaroi gjërat. “Të gjithë e kuptojnë shumë mirë. Ata e kuptojnë se kush është burimi i të gjitha gjërave të pista që mund të imagjinohen dhe ndodhin në këtë luftë”.

Gjithashtu,  ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace hodhi poshtë pretendimet e bëra nga homologu i tij rus Sergei Shoigu në një bisedë telefonike se vendet perëndimore po lehtësojnë planin e Kievit për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!