Presidenti ukrainas ka thënë se veprimet e fundit të ushtrisë ruse me vrasjen e civilëve ukraimas po i bëjnë negociatat me Moskën më të vështira.
Sipas Reuters, Zelensky ka thënë se veprimet e Rusisë janë krime lufte dhe se duhet të njihen botërisht si akt gjenocidi.
“Këto janë krime lufte dhe do të njihen nga bota si gjenocid”, ka thënë Volodymyr Zelensky.
Më herët Michelle Bachelet, komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut komentoi rastin tragjik me qindra trupa të pajetë që u gjetën nga ushtria ukrainase më Bucha, pas tërheqjes së trupave ruse nga atje.
Bachelet tha se të gjithë trupat në Bucha duhet të zhvarrosen dhe të identifikohen për të siguruar që krimet e mundshme të luftës mund të hetohen.
“Jam e tmerruar nga imazhet e civilëve të shtrirë të vdekur në rrugë dhe në varre të improvizuara në qytetin Bucha në Ukrainë”, tha ajo./abcnrews.al/