Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha këtë mbrëmje nëpërmjet një video-mesazhi se ushtria ukrainase po përparon me ritme të përshpejtuara në frontin jugor, duke thënë se ushtria ka çliruar dhjetëra komunitete gjatë kësaj jave, të cilat ishin kapur përkohësisht nga pushtuesit rusë në pjesën lindore të vendit.
“Vetëm këtë javë, pas referendumit të rremë rus dhjetëra komunitete u çliruan”, tha presidenti ukrainas duke vënë në dukje se bëhet fjalë për Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk, zona të cilat Rusia njoftoi së fundmi aneksimin e tyre.
/abcnews.al/