Zelensky: “Ukrainasit po mbrojnë lirinë në Europë siç bënë aleatët 80 vjet më parë”

schedule15:30 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:30 - 6 Qershor, 2024

“D-Day na kujton guximin dhe vendosmërinë për hir të lirisë dhe demokracisë. Atëherë aleatët mbrojtën lirinë e Europës, ukrainasit sot po mbrojnë lirinë e Europës.

Uniteti fitoi atëherë, uniteti i vërtetë mund të fitojë edhe tani”.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mesazh në Telegram, teksa mbërrinte në Normandi për të marrë pjesë në 80-vjetorin të zbarkimit të Aleatëve.

Miliona njerëz në mbarë botën përkujtojnë sot 80-vjetorin e Ditës së Fitores, zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës, një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore që ndryshoi rrjedhën e historisë.

Përvjetori ngjall kujtime për veteranët e moshuar të luftës, por është domethënës edhe për të tjerë që u prekën qoftë edhe jo drejtpërdrejtë prej saj. Me luftën në Ukrainë, në kufijtë e Europës, përkujtimi i kësaj dite do të ketë një jehonë të veçantë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!