Zelensky: Ukraina meriton të njëjtën siguri, si të gjithë partnerët tanë në botën e lirë

schedule16:32 - 3 Nëntor, 2024

schedule 16:32 - 3 Nëntor, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy u ka bërë thirrje aleatëve të huaj për më shumë ndihmë për mbrojtjen ajrore, pas një jave tjetër me më shumë se 900 bombardime.

“Natën e kaluar, Rusia terrorizoi Ukrainën me mbi 50 dronë sulmues dhe gjatë javës së kaluar, ajo ka përdorur më shumë se 900 bomba, rreth 30 raketa dhe gati 500 dronë kamikaz “Shaheds” kundër rajoneve të ndryshme të Ukrainës”, tha Zelensky – duke shtuar se shumica prej tyre kanë shënjestruar infrastrukturën civile dhe atë të rëndësishme.

“Të gjitha këto sulme do të ishin të pamundura nëse do të kishim mbështetje të mjaftueshme nga bota në fusha vendimtare: armë me rreze të gjatë për sigurinë tonë, sanksione vërtet efektive për të parandaluar Rusinë nga importimi i komponentëve kritikë për prodhimin e dronëve dhe raketave – veçanërisht mikroelektronikën – dhe vendimet politike që mund të eleminojnë vullnetin e Rusisë për të zhvilluar këtë luftë”, tha ai.

“Ukraina meriton të njëjtën siguri të fortë si të gjithë partnerët tanë në botën e lirë”, tha ai në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!