Zelensky: Ukraina është vetëm fillimi, Putin ka në plan të pushtojë dhe vende të tjera

schedule22:40 - 22 Prill, 2022

schedule 22:40 - 22 Prill, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, duke folur të premten në mbrëmje, ka theksuar se vendi i tij është vetëm fillimi, pasi Rusia ka në plan edhe pushtime të tjera.

Duke iu referuar komenteve të bëra nga gjenerali rus Rustam Minnekayev të premten, Zelenskyy tha se është e qartë se Ukraina ishte vetëm fillimi.

Më herët, Minnekayev, zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, tha se Moska kishte plane për të kapur të gjithë rajonin lindor të Donbasit.

Forcat më pas do të lidheshin me gadishullin e Krimesë dhe do të kapnin të gjithë jugun e Ukrainës, deri në një rajon separatist të Moldavisë të pushtuar nga Rusia.

Zelensky tha se këto komente e bëjnë të qartë se Rusia ka plane për të pushtuar vende të tjera dhe se Ukraina ishte vetëm një pikënisje.

Ai shtoi se aleatët perëndimorë po dorëzojnë tani armët që Ukraina ka kërkuar, duke përfshirë një premtim të ri prej 800 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake nga SHBA.

/Abcnews.al/