Zelensky: Ukraina dhe Letonia nënshkruan marrëveshjen e sigurisë

schedule15:45 - 11 Prill, 2024

schedule 15:45 - 11 Prill, 2024

Ukraina dhe Letonia nënshkruan këtë të enjte një marrëveshje sigurie 10-vjeçare. Kjo marrëveshje parashikon mbështetjen vjetore ushtarake letoneze për Ukrainën në 0.25% të PBB-së tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky shkruan se “Letonia gjithashtu bëri një angazhim 10-vjeçar për të ndihmuar Ukrainën me mbrojtjen kibernetike, çminimin dhe teknologjitë pa pilot, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO”.

Që prej 24 shkurtit të vitit 2022 Ukraina është në luftë me Rusinë, ku për pasojë janë shkatërruar disa qytete dhe janë vrarë mijëra njerëz, po ashtu lufta ka detyruar që shumë ukrainas të braktisin shtëpitë e tyre dhe të emigrojnë në vende të tjera më të sigurta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!