Zelensky thirrje SHBA-së: Na jepni raketa Atacms për të goditur Krimenë

schedule14:35 - 30 Mars, 2024

schedule 14:35 - 30 Mars, 2024

Në një intervistë për Washington Post, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i dërgojnë Kievit raketa Atacms për të goditur fushat ajrore dhe avionët në Krime.

“Kur Rusia ka raketa dhe ne nuk kemi, ata sulmojnë me raketa: Gjithçka infrastrukturën energjetike, shkollat, fabrikat, ndërtesat civile. ATACM-300, kjo është përgjigjja,” tha ai.

Zelensky theksoi se Ukraina dëshiron të përdorë raketat me rreze më të gjatë, jo për të sulmuar territorin rus, por fushat ajrore në Krime.

“Kur Moska “e di se ne mund t’i shkatërrojmë avionët, ata nuk do të sulmojnë nga Krimea. Është si me flotën detare: i zmbrapsëm nga ujërat tona territoriale, tani do t’i dëbojmë nga aeroportet”, theksoi presidenti ukrainas.

I pyetur nëse beson se Joe Biden është shumë i kujdesshëm në dërgimin e armëve, Zelensky u përgjigj se presidenti amerikan është “i kujdesshëm në lidhje me një sulm bërthamor nga Rusia”.

Zelensky tha se opsionet e Ukrainës varen nga ajo që vendos Kongresi amerikan. “Nuk mund të humbasin më kohë. Ukraina nuk mund të jetë një çështje politike mes palëve”, tha kreu i shtetit ukrainas.

Në këtë kontekst, Zelensky tha se kritikët e ndihmës për Kievin nuk e kuptojnë se çfarë rrezikohet nga lufta.

“Nëse Ukraina bie, Putini do ta ndajë botën në miq dhe armiq të Rusisë, tha presidenti ukrainas.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!