Zelensky thirrje Perëndimit: Të vendoset Rusia para përgjegjësisë me embargo të naftës

schedule13:30 - 7 Prill, 2022

schedule 13:30 - 7 Prill, 2022

Presidenti ukrainas ka përsëritur thirrjet e tij për vendet në Perëndim që të “sjellin Rusinë para drejtësisë”, duke refuzuar naftën ruse dhe duke bllokuar plotësisht bankat ruse nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Volodymyr Zelensky foli sot në Parlamentin grek në Athinë. BE-ja po propozon një ndalim të qymyrit rus. Por disa shtete anëtare po rezistojnë për të shkuar më tej, sepse ata mbështeten shumë në energjinë ruse.

Ndalimet e naftës dhe gazit nuk janë pjesë e propozimeve të fundit të sanksioneve. “Ata që shantazhojnë Evropën me krizën ekonomike dhe energjetike gjithmonë humbasin”, tha Zelensky, transmeton Reuters.

“Le të jemi të sinqertë, që në fillim veprimet e Rusisë ishin të drejtuara jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër Evropës”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!