Zelensky thirrje perëndimit: Moska duhet të paguajë, konfiskoni pasuritë e rusëve

schedule07:41 - 21 Maj, 2022

schedule 07:41 - 21 Maj, 2022

“Rusia duhet të mbahet financiarisht përgjegjëse për krimet që ka kryer”, i tha botës presidenti ukrainas. Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe për të nxitur që kjo të ndodhë,  pasi “e keqja do përgjigje”, siç tha ai.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së premtes vonë, ai theksoi: “Kjo është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e kësaj lufte të zhvilluar nga Rusia, por edhe në kontekstin e çdo aksioni tjetër agresiv, qoftë nga Rusia apo ndonjë agresor tjetër potencial.  “E keqja duhet të ketë përgjigje dhe dijeni se do të dënohet”.

Sipas një marrëveshjeje të tillë shumëpalëshe, tha ai, çdo fond dhe pronë ruse nën juridiksionin e vendeve partnere duhet të konfiskohet ose ngrihet, dhe më pas të konfiskohet, për t’u përrdorur për Ukrainën.

“Do të ishte padyshim e drejtë. Dhe Rusia do të ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, çdo bombe, çdo predhe që ka gjuajtur ndaj nesh”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian tashmë po kërkon mënyra për të përdorur asetet e ngrira të oligarkëve rusë për të financuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se avokati i saj po punonte për ta bërë të mundur.

“Unë mendoj se Rusia gjithashtu duhet të japë kontributin e saj,” tha ajo për televizionin gjerman ZDF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!