Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky thirrje Perëndimit: Duam më shumë armë në Ukrainë, të dhënat e luftës po ndryshojnë

schedule03:15 - 3 Qershor, 2022

schedule 03:15 - 3 Qershor, 2022

“Këto ditë, Rusia po humbet luftën kundër Ukrainës, Evropa mund të jetë fituese për shumë dekada”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë GLOBSEC, teksa i bëri thirrje perëndimit për të shtuar dërgesat e armëve në Kiev.

“Në fushën e betejës po vendoset nëse do të ruhet liria në Evropë për të gjithë popujt pa përjashtim. Situata aktuale mund të ndryshojë rrjedhën e konfrontimit. Tani për tani, këto ditë, kur Rusia po humbet luftën kundër Ukrainës , liria e evropianëve do të jetë fituese për shumë dekada në vazhdim”, tha Zelensky.

Ndër të tjera Zelensky u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesin Ukrainën edhe më shumë me armë, ekonomikisht dhe politikisht.

“I jemi mirënjohës për ndihmën që marrim, secilit që na ndihmon. Por dërgesat e armëve duhet të rriten”, deklaroi presidenti ukrainas./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!