Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky takon europianët/ Kallas: BE nuk mund të bënte asgjë pa mbështetjen ushtarake të SHBA

schedule18:21 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 18:21 - 8 Dhjetor, 2025

Pas dhjetëra raportimeve se Europa kishte kërkuar ndryshime në planin Amerikan të paqes për Ukrainën duke vënë në pah kontraditat mes Washingtonit dhe Brukselit, dicka të tillë e konfirmoi këtë të hënë Kancelari Gjerman Fridriech Merz.

Nga Downinin Street në Londër ku Lideret e Gjermanise, Frances dhe Anglise mbajten nje takim te organizuar nga Qeveria Britanike, Kancelari Merz tha se mes Europes dhe Shteteve te Bashkuara kishte papajtueshmeri mbi menyren sesi duhej vendosur paqja ne Europen Lindore.

“Ne mbetemi në mbështetje të Ukrainës fuqimsht, sepse e dime të gjithë se fati I këtij vendi është gati I Europës. Jam skeptik ndaj disa detajeve që po shohim nga dokumentet që vijnë nga pala amerikane, por për këtë ne duhet të flasim. Kjo është arsyeja përse jemi mbledhur këtu.”

Komentete e Kancelarit Gjerman erdhën pasi vetë Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky e bëri të qartë se mes Kievit dhe Washingtonit nuk ka dakordësi sa I përket dorezimit te territoreve nga vendi I tij. Kreu I Shtetit Ukrainas tha per Blooomberg se Ukraina nuk mund ti dorezoje Donbasin Rusise ndersa shtoi se Kievi ka kerkesa te vecanta mbi Garanacite e Sigurise per te cilat kerkon marreveshje te vecante.Me heret kete te hene Presidenti Amerikan Donald Trump tha se ishte I zhgenjyer nga homologu i tij Ukrainas. Kreu I Shtepise se Bardhe akuzoi Zelenskyn se ai nuk eshte I gatshem te nenshkruaj nje marreveshje paqeje ndersa sipas tij Rusia eshte dakord.

“Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij është dakord, Rusia është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord me të. Populli i tij e pëlqen propozimin, por ai nuk e ka lexuar”

Megjithatë, kryenegociatori I Kievit, Rustem Umerov e beri të qartë se Zelensky I I ka marre këtë të hënë të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes. Delegacioni ukrainas ka mbajtur disa herë bisedime me palën amerikane dhe Zelensky eshte informuar për çdo detaj.  Vetë presidenti I Ukrainës ka thënë se bisedimet me amerikanët ishin konstruktive, por megjithatë të vështira.

Zhvillimet  e kesaj te hene erdhen pasi nga forumi I DOHA-s, Djali I Presidentit Amerikan Donald Trump Junior paralajmeroi se babai I tij mund te ndalte ndihmen per Ukrainen, pasi ajo eshte nje shtet edhe me I korruptuar se Rusia.

Moska e cila ka refuzuar cdo plan te deritanishme per fundin e luftes kerkon qe Ukraina te dorrezoje te gjithe rajonin e Donbasit, te zvogeloje ushtrine e saj, te mosanetaresohet ne NATO dhe mbi te gjitha te mos kete trupa nderkombetar brenda territorit te saj per ta mbrojtur ate. Te gjitha keto kerkesa te Kremlinit jane konsideruar te papranueshme nga Perendimi, I cili kerkon garanci te forta Sigurie per Ukrainen dhe nje ndalje te konfliktit ne vijat aktuale te fronti.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!