Zelensky: Rusia të kthejë robërit e luftës në Ukrainë

schedule18:50 - 6 Qershor, 2022

schedule 18:50 - 6 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se ministria e tij e Mbrojtjes po punon për të sjellë në shtëpi trupat e kapur nga forcat ruse në betejën për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Duke folur me gazetarët, ai tha se vetëm kjo luftë kishte çuar në kapjen e më shumë se 2,500 të burgosurve ukrainas të luftës nga Rusia. Zelensky kërkoi kthimin e tyre të sigurt.

“Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës po merret me këtë çështje”, tha Zelensky. “Është krijuar një organ i posaçëm i përbashkët, por të burgosurit janë, për fat të keq, në duart e Federatës Ruse… të cilëve nuk mund t’u besohet”, shtoi ai.

Presidenti vazhdoi më tej duke thënë se ai personalisht i besoi këtij institucioni të ngritur për t’i kthyer trupat në shtëpi. Në fund të muajit të kaluar, Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut të shkëputur të Ukrainës, tha se të burgosurit do të gjykoheshin atje. Ai tha gjithashtu se përfaqësuesit perëndimorë do të ftohen për të vëzhguar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!