Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Rusia refuzon armëpushimin

schedule23:24 - 14 Prill, 2025

schedule 23:24 - 14 Prill, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po “refuzon haptazi armëpushimin” dhe “nuk ka frikë”.

Në një video adresim të publikuar në X, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putin “mbetet i fokusuar në vazhdimin e luftës”.

Ai pohoi gjithashtu se propagandistët shtetërorë rusë “po përgatisin audiencën e tyre për idenë se diplomacia nuk do të sjellë asnjë rezultat”.



“Ka vetëm një arsye për këtë – në Moskë, ata nuk kanë frikë. Nëse nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë, ata do të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar – do të vazhdojnë të bëjnë luftë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Paqja është e nevojshme – dhe ajo duhet të jetë e qëndrueshme”, tha për fund Zelensky.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!