Zelensky: Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo europiani

schedule09:32 - 4 Shtator, 2022

schedule 09:32 - 4 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo evropiani.

“Rusia kohët e fundit është përpjekur të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Evropën; transporti i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht,” tha presidenti i Ukrainës në fjalimin e tij të mbrëmjes së kaluar.

Qëllimi i Moskës, tha ai, është të dobësojë dhe frikësojë shtetet e Evropës. “Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet të japë një goditje vendimtare në sektorin e energjisë”, vazhdoi kreu i shtetit ukrainas.

Evropianët duhet të koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, tha ai, duke shtuar se presioni mbi Rusinë duhet të rritet për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!